Atletico Madrid shkatërron Sevillan me 6 gola (VIDEO)

Atletico Madrid ka shpërthyer mbrëmjen e sotme me një fitore spektakolare 6-1 përballë Sevillas në “Wanda Metropolitano”. Memphis Depay shënoi dy gola brenda tri minutash në mesin e pjesës së parë (23’ dhe 26’), pas bashkëpunimit që pati me Griezmann dhe Llorentes.

Pak para se të mbyllej pjesa e parë, En Nesyri shkurtoi diferencën në 2-1. Gjatë pjesës së dytë realizuan për “Los Colchoneros” edhe Griezman e Carrasco, ndërsa Rakitic humbi një 11-metërsh.

Në të 76-tën Alvaro Morata shënoi golin e radhës në portën e Sevillas, që në minutat e fundit ishte totalisht e dorëzuar. 5 minuta më pas Gueye la fushën u ndëshkuar me karton të kuq, duke e lënë Sevillan në inferioritet numerik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në shtesë Morata realizoi golin e gjashtë. Me këtë sukses, Atletico ngjitet në vendin e tretë me 45 pikë, ndërsa Sevilla mbetet me 25 pikë, pranë zonës së rënies.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?