FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletico Madrid, skuadra që dominon në finalen e sotme të Moskës

Atletico Madrid është skuadra që do të ketë më shumë lojtarë në finalen e ditës së sotme. Një fakt që bën krenar ekipin spanjoll dhe trajnerin Diego Simeone. Bëhet fjalë për katër futbollistë që luajnë në skuadrën bardhekuqe: Grizmann, Hernandez, Lemar dhe Vrsaljko.

Sido që të shkojë finalja, e sigurt është se në ekipin e Atletikos do të ketë një kampion bote. Me tre futbollistë janë skuadrat e tjera spanjolle si Barcelona dhe Reali i Madridit, por edhe PSG-ja dhe Marseja. Gjithashtu, Juventusi ka tre lojtarë në finalen e madhe mes Francës dhe Kroacisë.

Ekipet e tjera që përfaqësohen me 2 futbollistë në Moskë janë Interi, Chelseadhe Monako. Besiktasi, Liverpuli, Totenhemi, Shtutgarti, Manchester City, United, Bayerni, Sevilla, Lioni, Milani, Leverkuseni, Dinamo e Kievit, Hofenhajmi, etj., kanë nga një lojtar. Interesant është fakti që Bayerni dhe Interi ruajnë traditën për të pasur lojtarë në finale që nga viti 1982.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?