FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atletico ofron 15 milionë euro për Hysajn, por kërkon dhe Semedon

Atletico Madrid pritet që të jetë një nga skuadrat më aktive në merkaton e kësaj vere. “Los Blancos” janë në kërkim të një mbrojtësi anësor, teksa Hysaj është një nga emrat e preferuar në listën e drejtorit, Andrea Berta, i cili po punon për transferimin e futbollistit të ekipit italian. De Lauentiis kërkon të shpëtojë nga shqiptari (i cili ka nënshkruar tashmë me një tjetër mbrojtës Giovanni Di Lorenzo).

 

Gazeta e njohur në Spanjë, “AS” raporton se Atletico ka ofruar 15 milionë euro, një ofertë që është ofruar menjëherë nga De Laurenttis. Presidenti i klubit italian kërkon më shumë se 20 milionë euro për të shitur lojtarin shkodran, ndërkohë që duhet pasur kujdes edhe nga transferimi i mundshëm i Sarrit te Juventusit. Trajneri i Chelsea-t ka punuar në dy raste me të te Empoli dhe Napolin, duke e pasur në skemat e tij.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por gazeta iberike njofton se Hysaj nuk është objektivi kryesor i Atleticos, pasi ai është i gatshëm për të nënshkrua me një tjetër mbrojtës në krahun e djathtë. Mësohet se tratativat për transferimin e Nelson Semedos, janë në një fazë të avancuar. Barcelona do të bëjë një ofertë zyrtare për Griezmann, teksa me shumë mundësi në të do të përfshihet në bisedime edhe mbrojtësi. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?