Atletico përmbys në “frymën e fundit” Eibarin, ruan kryesimin e La Ligas (VIDEO)
Atletico Madrid ka arritur që të marrë fitoren e tretë radhazi në La Liga, teksa ka fituar me vështirësi 3-2 ndaj Eibarit. Los Colchoneros e nisën keq, duke pësuar duke pësuar dy gola të shpejtë në 19 minutat e para të takimit, me autor Charles dhe Arbilla.
Vendasit reaguan me Joao Felix, i cili ka ngushtuar diferencat në minutën e 27-të, duke shënuar edhe golin e tij të parë në kampionatin spanjoll.
Barazimi i i Atleticos erdhi në minutën e 52-të me Vitolo, gjashtë minuta pas futjes në fushë në vend të Llorente. Mesfushori ka gjetur rrjetën pas një aksioni perfekt të ekipit.
Kur mendohej se ndeshja do të mbyllej në barazim, vendasit kanë shënuar golin e tretë në minutën e 90-të me Thomas, teksa mbajnë kreun e La Ligas me pikë të plota, 9.
KOHA JONË SONDAZH

