FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Avokati i Schumacher: Kampioni nuk mund të ecë përsëri

Felix Damm, avokati personal i legjendës së Formula Uno-s, ka treguar se gjendja shëndetësore e Schumacher nuk është aspak e mirë dhe se ai nuk mundet të ecë.

Ai është shprehur se Schumacher e ka të pamundur të ecë dhe për këtë arsye ka bërë një denoncim ndaj revistës gjermane Bunte. Kjo revistë ka cituar një burim sipas të cilit thuhej se kampioni me ndihmën e fizioterapistëve mund të bënte disa hapa.

Në atë kohë agjenti i Schumacher, Sabine Kehm ka lëshuar një deklaratë që mohonte këtë version. “ Për fat të keq jemi të detyruar të raportojmë që pohimi se Schumacher mund të ecë përsëri nuk është i vërtetë.  Spekulime të tilla janë të papërgjegjshme sepse duke pasur parasysh seriozitetin e lëndimeve të tij, privatësia është shumë e rëndësishme. Fatkeqësisht ata ju kanë dhënë shpresa të rreme shumë njerëzve të përfshirë”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Schumacher pësoi një lëndim në kokë në një aksident me ski në Francë në vitin 2013.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?