“Avullon” Reali, 3 largime BIG në merkaton e verës

Merkato e verës pritet të jetë mjaft e nxehtë në shtëpinë e Realit të Madridit.

Largimi i Cristiano Ronaldos dhe forma e dobët në këtë sezon ka revoltuar jashtë  mase presidentin e madrilenëve, Florentino Perez, i cili është i gatshëm për t’i treguar derën edhe 3 yjeve “Merengues”. I pari është spanjolli Marco Asensio, me sulmuesin që nuk shihet si një alternativë për teknikun Santiago Solari.

Pas tij renditet ylli uellsian, Gareth Bale, me “Mister 100 milionë” që nuk po gjen formën e duhur në “Santiago Bernabeu”. Befasia, sipas “AS”, është emri i gjermanit Toni Kroos. 29 vjeçari nuk po kalon një moment të mirë në kryeqytetin madrilen dhe largimi shihet si alternativë potenciale për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me largimet e tyre, Reali pritet të hidhet në sulm për Eden Hazard, si dhe ndonjë emër alternativ të Realit të Madridit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?