Babai i Higuain sulmon ashpër Sampaolin: La në stol 600 gola!

Nuk kanë fund reagimet edhe pse kanë kaluar disa ditë nga eliminimi i Argjentinës në Kupën e Botës. Disfata ndaj Francës nuk është pritur mirë nga babai i sulmuesit të Juventusit, Gonzalo Higuain. Ai ka reaguar për shkak se djali i tij u la në stol, teksa trajneri Sampaoli zgjodhi që të luante pa asnjë sulmues.

“Unë nuk e di se si një skuadër luan me një sulmues që bën rolin e 9-tës false, kur ke në skuadër dy sulmues që janë adapt për atë pozicion.  Sampaoli kishte arsyet e tij, por nganjëherë është e vështirë t’i kuptoj ato. Ju keni dy lojtarë si Higuain dhe Aguero që kanë shënuar rreth 600 gola në total dhe nuk luajnë! Nëse nuk ju pëlqen njëri, luan tjetri!”- tha Higuain Sr për “Canal America”.

Argjentina u eliminua që në fazën e 1/16-ave të Kupës së Botës, pas humbjes 4-2 kundër Francës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?