Babai: Shkodrani duhet të largohet nga Arsenali

Shkodran Mustafi është në ditët më të këqija tek Arsenali. Mbrojtësi shqiptar ka qenë shumë i kritikuar pas paraqitjeve jo stabile. Arsenal e ka nxjerr në shitje lojtarin dhe e ardhmja e tij mund të jetë mes Bundesligas dhe Serie A, ku Roma ka shfaqur interesim. Babai i lojtarit, Kujtim Mustafi që është edhe agjent i Shkodranit ka folur për situatën e birit të tij për ”Sky Sports” Gjermani.

“Shkodrani e ka kaluar një kohë të mirë te Arsenali. Ai ka ende edhe dy vite kontratë me klubin dhe mund të imagjinohet një qëndrim në Londër”, tha fillimisht Kujtim Mustafi. Agjenti i Shkodranit deklaroi se do të ishte më e mira si për klubin ashtu edhe për birin e tij që të largohet.

“Megjithatë, më e mira si për klubin ashtu edhe për Shkodranin është që ai të largohet, por për të ndodhur kjo duhet të shikojmë ofertat”. Që nga transferimi i tij në Londër në vitin 2016 nga Valencia, Mustafi ka zhvilluar 115 paraqitje me Arsenalin.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?