FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Bajern Mynih, Schweinsteiger kalon tek Mançester Junajtid

Bastian Schveinsteiger në fakt ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me Manchester United. Nga kjo marrëveshje mesfushori gjerman do të fitojë 10 milionë euro në vit, të njëjtën shumë që përfitonte edhe nga kontrata e kaluar me Bayern Munich. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, 30-vjeçari ka informuar drejtuesit e Bayern për vendimin e tij dhe është të në pritje të fluturojë drejt Manchesterit për të zhvilluar vizitat mjekësore dhe për të nënshkruar kontratën me “Djajtë e Kuq”.  Presidenti i Bayern Mynich në orët e pasdites së shtunë konfirmoi marrëveshjen dhe vendimin për largimin e Schveinsteiger. Klubi gjerman kërkonte 20 mln euro për kartonin e tij dhe ishin pikërisht detajet e fundit të marrëveshjes për kartonin që vonuan zyrtarizmin. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?