Bajerni gjen pasuesin e Hejkens, nisin negociatat finale

Bajerni i Mynihut është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Jup Hejkens do të largohet në fund të sezonit. Mediat gjermane kanë zbuluar se Ralph Hasenhüttl është në negociata me klubin gjerman për të zëvendësuar trajnerin veteran Hejnckes në fundin e këtij sezoni, pasi zgjidhja emergjente e kampionëve të Bundesligës ka refuzuar të qëndrojë në stol. Por, vetë protagonisti këmbëngul se puna e tij me Lajpcigun ende nuk ka mbaruar, pavarësisht interesimit nga Bavaria dhe nga Dortmundi.

“Ndjehem mirë këtu dhe mund të imagjinoj të tjera limite me Lajpcigun, madje në arritje që nuk i mendojmë dot tani. Kam patur bisedime pozitive me hierarkinë e klubit dhe të dy palët duam të punojmë përtej vitit 2019”, tha 50-vjeçari austriak.

Ralph Hasenhüttl është kthyer në favorit për pankinën e Bajernit pasi drejtoi Lajpcigun në vendin e dytë për herë të parë në histori në Bundesligë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?