Bakaj shkëlqen në Bjellorusi, shënon dy gola në ndeshjen e parë (VIDEO)

Elis Bakaj e ka nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri te skuadra e Shakthyor Soligorsk. Mesfushori shqiptar realizoi dy herë në sfidën e parë çerekfinale të Kupës së Bjellorusisë mes Shakthyor Soligorsk dhe Belshinas, duke udhëhequr të tijët drejt fitores së thellë me shifrat 5-0 që i hipotekon kualifikimin në gjysmëfinale ekipit nga Soligorsku.

Bakaj realizoi në fundin e pjesës së parë golin e dytë të ndeshjes dhe në minutën e 59-të golin që i çoi shifrat në 3-0.  Me këto dy finalizime Bakaj arriti kuotën e 14 golave me fanellën e Shakthyor Soligorsk mes kampionatit, Kupës së Bjellorusisë dhe kualifikueseve të Europa League.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?