Balaj: Jeta më e rëndësishme se gjithçka, jam në merak për prindërit!

Bekim Balaj është izoluar në shtëpinë e tij, për shkak të koronavirusit që po përhapet me shpejtësi. Në një lidhje për “Supersport” sulmuesi i cili aktivizohet në Austri me Sturm Graz, është shprehur se është i shqetësuar për prindërit e tij në Itali.

“Jam në merak për prindërit e mi dhe motrën, që jetojnë në Itali në Rimini. Këto kohë kam bërë stërvitje vetëm në një park afër shtëpisë sime, por edhe atë do ta mbyllin.

Kam marrë një program dhe po stërvitem vetëm. Mbi të gjitha është jetë dhe e rëndësishme është të kalojë kjo situatë. E kalojmë kohën duke luajtur ‘Ludo King’.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kualifikimi i Shqipërisë në Euro 2016? Jam i bindur që e merituam atë kualifikim, bëmë shumë mirë në shumë ndeshje.”, u shpreh Balaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?