FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balaj: Më kërkoni të shënoj me kokë, por ku ishte krosimi?

Sulmuesi i kombëtares, Bekim Balaj, pas humbjes ndaj Islandës është shprehur se u furnizua shumë pak nga shokët e tij.

“Duhej të shënonim, por nuk e bëmë. Më vjen keq për këtë humbje. Do na bënin shumë punë pikët në këtë moment. Nëse unë duhet të godas me kokë, duhet të shohim edhe ku ishte krosimi, që unë të godas me kokë. Duhet të bëjmë maksimumin me atë që jep Shqipëria. Ne nuk dominojmë, që sulmuesi të godasë 5 herë në portë, e dimë këtë gjë. Edhe me Islandën, duke parë fuqinë e tyre fizike, e përgatitëm mirë.

I bëmë presing lart. Ata nuk e qarkulluan topin, dhe na rrezikuan vetëm me topa të gjatë. Humbëm, dhe në fund kjo vlen, por nëse bëjmë një analizë, ne nuk shënuam. Për këtë duhej të bënim më shumë. Pësuam një gol që na hoqi një pikë, vetëm me një rast që kundërshtarët bënë. Nëse krahasojmë nivelin e Islandës me tonin, shënuan, por ne e patëm lojën në kontroll dhe patëm më shumë raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me Cikalleshin njihem prej shumë kohësh, kemi luajtur te moshat, edhe te Tirana. Është ndeshja e parë në fakt në Kombëtare. Të dy duhet të bëjmë akoma më mirë. Të shënojmë, jo vetëm të ndihmojmë ekipin në mbrojtje. Shpresoj të dalim te golat edhe në ndeshjet e tjera”, deklaroi Balaj.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?