FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Balaj s’i trembet Francës: Mund të marrim pikë, kemi eksperiencë pozitive

Kombëtarja jonë do të luajë dy sfidat e radhës për kualifikimet e Europianit ndaj Francës më 7 shtator dhe tri ditë më vonë do të presim Islandën. Në konferencën e sotme për shtyp, ishte i pranishëm edhe Bekim Balaj, i cili u shpreh se mund të bëjmë surprizë ndaj Francës.

 

“Përqendrimi është maksimal, dihet kundërshtari përball e njohim forcën, por shpresoj të përballojmë dhe të luajmë për rezultat. Në Francë do luajmë për paraqitje pozitive dhe të marrim pikë. Në Francë kemi eksperiencë pozitive dhe jemi të detyruar të mendojmë në këtë mënyrë, kërkohet vlerësim dhe përqendrim maksimal por do provojmë ç’të jetë e mundur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Po kaloj një moment vërtet të mirë në Austri. Ndeshjet atje i kam luajtur si titullar, me kohë të plotë. Uroj që këtë ecuri pozitive ta vazhdojë edhe në ekipin kombëtar. Në mëngjes mbërrita në grumbullim. Zhvillova një bisedë të shkurtër me trajnerin. Më përgëzoi për golat dhe aktivizimin në klubin tim. A do të luaj? Në kombëtare, dëshira për të qenë titullar është e të gjithëve dhe e madhe.

Swiss Digital Mobile Reklama

Fanella e titullarit? Të them të drejtën dëshira është e të gjithëve, në fund është trajneri që bën zgjedhjen. Ai do bëjë zgjedhjen e duhur duke parë stërvitjen. Në këto momente nuk është momenti për të plotësuar tekat tona, por duhet parë edhe mënyra si vendoset ekipi”, tha Balaj.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?