Ballkani mundet nga Slavia e Pragës, por shënon dy gola (VIDEO)
Ballkani pëson disfatën e parë në transfertën ndaj Slavias së Pragës në shifrat 3-2. Ndeshja e dytë e fazës së grupeve në Conference League nuk shkoi sipas parashikimeve për ekipin Dajës.
Skuadra kosovare kaloi dy herë në avantazh me anë të Ermal Krasniqit dhe Meriton Korenicës, por skuadra çeke siguroi pikët maksimale falë autogolit të Stivi Frashërit dhe golave të Peter Olayinka dhe Masopust.
Ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Bylisit në Superiore, ishte protagonist me golin e tij dhe asistin te goli i tretë i Slavias.
Në pjesën e dytë, Astrit Thaqi u largua me karton të kuq gjashtë minuta përpara fundit, duke lënë Ballkanin me dhjetë lojtarë. Në grupin Grupi G Slavia dhe Sivasspor kryesojnë me nga 4 pikë, ndërkohë që Ballkani dhe Cluj kanë nga një pikë.
KOHA JONË SONDAZH

