Ballkani shpallet kampione e Kosovës, për të dytin vit radhazi

Ballkani konfirmohet si skuadra kampione e Kosovës. Djemtë e Ilir Dajës iu falën fitores 2-0 ndaj Ferizajt dhe humbjes së Dritës për të fituar zyrtarisht titullin kampion në javën e parafundit.

Kjo është hera e dytë radhazi dhe e dyta në histori që skuadra nga Theranda ngjitet në majën e futbollit dardan. Golat e Edvin Kuc dhe Meriton Korenicës sollën triumfin ndaj Ferizajt.

Drita ndjekëse doli pa pikë nga përballja ndaj Malishevës (0-1), duke mbetur pesë pikë larg kreut. Festë te Ballkani, që pas aventurës fantastike në Europë, siguron titullin e radhës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Conference League, Dritës i bashkohet edhe Gjilani, skuadra tjetër e qytetit. “Skifterat” e mbyllën në barazim 2-2 transfertën ndaj Llapit, duke u konsoliduar si forcë e tretë në Kosovë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?