Ballkani turpërohet në Bullgari, mundet me 4 gola nga Ludogorets

Ballkani mbyll ëndrrën në Champions League pasi është mundur thellë 4-0 nga Ludogorets në duelin e kthimit në Bullgari, pasi fitoi 2-0 sfidën e parë.

Skuadra bullgare gjen rrugën e rrjetës pas vetëm 4 minutash lojë. Është Tekpetey që kalon në avantazh vendasit dhe i çon shifrat në 1-0. Goli i dytë ndërkohë vjen në fundin e pjesës së parë. Autori është sërish Tekpetey që plotëson edhe një dygolësh personal në këtë takim.

Ballakni provon të reagojë, por nuk arrin dot të konkretizojë aksionet me gol. Të kundërtën bën Ludogorets që gjen sërish rrugën e rrjetës në startin e pjesës së dytë me Tissera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rezultati final i takimit vuloset nga Caio Vidal që plotëson katër golëshin për vendasit dhe i jep fund ëndrrave në Champions të Ballkanit. Kampionët e Kosovës të udhëhequr nga Ilir Daja do të vazhdojnë aventurën e tyre europiane në Conference League.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?