Barazim spektakolar mes Chelsea-t dhe Ajax, Liverpooli fiton me vështirësi (VIDEO)
Mbrëmja e sotme ka qenë spektakolare me shumë gola dhe emocione. Një ndër duelet më bukura ishte ajo mes Chelsea-t dhe Aja të mbyllur në shifrat 4-4.
Abraham shënoi autogol në portën e tij që në minutën e 2-të, por Chelsea barazoi pas dy minutash nga pika e bardhë me Jorginhon. Skuadra holandeze më pas do të arrinte që të shënonte 3 gola, me Promes, autogol i Kepa dhe Van de Beek.
Chelsea reagon në fillimin e pjesës së dytë me Azpilicueta, ndërkohë që më pas miqtë mbeten me 9 lojtarë pas daljes së Blind dhe Veltman me karton të kuq. Vendasit përfituan duke barazuar me Jorginhon dhe James.
Liverpooli mundi me vështirësi 2-1 Genk me gola të Georginio Wijnaldum dhe Alex Oxlade-Chamberlain, ndërkohë që Napoli barazoi 1-1 ndaj Salzburgut.
KOHA JONË SONDAZH

