Barcelona arrin akordin për shkëmbim lojtarësh me Chelsea-n

Barcelona dhe Chelsea kanë arritur një marrëveshje për transferimin e Aubameyang te skuadra angleze. Kushtet tashmë janë aprovuar dhe futbollisti pritet që gjatë pasdites të udhëtojë për në Londër për të kryer vizitat mjekësore.

Chelsea pritet të paguajë nga 12 deri në 15 milionë euro, ndërkohë që te katalanasit pritet që të kalojë Marcos Alonso. Në këtë mënyrë klubi blaugrana mbyll dy operacione të ndryshme si në dalje ashtu dhe në hyrje.

Shitja e Aubameyang është çelësi për lirimin e faturave të pagave të ekipit katalanas që kërkon të regjistrojë përveç Alonsos, dhe një mes Meunier ose Bellerin. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?