Barcelona e feston titullin me humbje, mundet nga Sociedadi (VIDEO)
Barcelona pëson humbjen e parë pasi fitoi titullin kampion në La Liga. Skuadra e Xavit u mund 2-1 nga Sociedadi, që nga ana tjetër përforcon pozitat në vendin e katërt për t’u kualifikuar në Champions për sezonin e ardhshëm.
Sfida u zhbllokua që në minutën e pestë pas golit të Mikel Merinos që kaloi topin poshtë këmbëve të Ter Stegen. Ndërkohë, në pjesën e dytë, kur pritej reagimi i katalanasve, Sociedad shënoi edhe një tjetër gol. Kundërsulmi perfekt u konkretizua nga ana e Alexander Sorloth në minutën e 72-të.
Në minutën e 90-të, Robert Lewandowski gjeti rrugën e rrjetës, por goli shërbeu vetëm për statistikë.
KOHA JONË SONDAZH

