Barcelona e “fiksuar” me Fabian Ruiz, ja çmimi që i ka vendosur Napoli
Fabian Ruiz pritet të jetë një nga emrat më interesant në merkato. Për futbollistin ka interesim të madh sidomos nga Barcelona. Futbollisti spanjoll u lançua në skenat e futbollit evropian pikërisht te Betis, ku trajner ishte Quique Setien, tashmë strateg i skuadrës katalanase.
“Mundo Deportivo” shprehet e bindur se Ruiz do të largohet nga Napoli gjatë verës. Madje media e njohur pranë klubit blaugrana raporton se De Laurentiis ka fiksuar çmimin 60 milionë euro për futbollistin.
Gjithsesi nuk do të jetë shumë e thjeshtë, pasi në garë për mesfushorin është edhe Real Madrid, që ka gati një ofertë që mund të tundojë Napolin për ta lënë të lirë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

