Barcelona është zyrtarisht kampione në La Liga, merr titullin e 27-të në histori (VIDEO)
Barcelona është zyrtarisht kampione e Spanjës për herë të 27-të në historinë e saj. Në “RCDE Stadium”, në derbin ndaj Espanyol, skuadra e Xavi-t ishin të pamëshirshëm duke arritur një fitore të thellë 2-4.
Skuadra “Blaugrana” koleksionoi gjatë këtij sezoni 27 fitore, duke pësuar vetëm 11 gola. Mbrojtja ka qenë pika më e fortë e Barçës, që ka mbrojtjen më të fortë, teksa ka pësuar vetëm në 9 nga 34 ndeshjet që ka luajtur gjatë këtij edicioni.
Leëandoëski me dy golat e shënuar ndaj Espanyolit shkon në kuotën e 21 golave, duke qenë pretendenti kryesor për të fituar Këpucën e Artë në Spanjë. Dy golat e tjerë mbrmëjen e sotme u shënuan nga Balde dhe Kounde, ndërkohë që te vendasit shënuan Puado dhe Joselu.
KOHA JONË SONDAZH

