Barcelona fiton gjysmëfinale e parë të Kupës së Mbretit ndaj Realit, vendos një autogol (VIDEO)

Spektakël dhe emocione në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit mes Realit dhe Barcelonës, por skuadra katalanase “buzëqeshi” në fund pas një suksesi minimal 1-0.

Në ”Santiago Bernabeo” Reali ishte dominues në minutat e para, duke vendosur në vështirësi ekipin blaugrana, por këta të fundit do të ishin të parët që do të shënonin.

Në minutën e 26-të, pas një kundërsulmi perfekt, Kessie del përballë portierit dhe më pas goditja e tij ndalet nga portieri, por pas devijimit të Militaos topi shkon më pas në rrjetë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Reali përpiqet të reagojë, por në pjesën e parë krijon shumë pak për të merituar barazimin. Në pjesën e dytë, skuadra e Ancelottit ishte dominuese, ndërkohë që në krahun tjetër Barcelona përpiqej të hapte probleme me kundërsulmet e shpejta të Raphinia-s.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në fundin e ndeshjes Rodrygo ju afrua shumë barazimit, por për fatin e katanasve topi shkoi jashtë kuadratit. /R.Lika-Koha Jonë/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?