Barcelona fiton me lehtësi ndaj Mallorcas, Atletico bën detyrën (VIDEO)

Barcelona mori një fitore të thellë 3-0 ndaj Mallorcas në javën e parafundit të La Ligas, e fundit në “Camp Nou” për këtë sezon. Skuadra e Xavit e zgjidhi shumë shpejt teksa Ansu Fati realizoi dy gola të shpejtë në minutën e parë dhe 24-t. Nga minuta e 14-të, Mallorca luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit të Ndiaye me karton të kuq.

Në superioritet numerik, Barcelona e pati të lehtë për ta menaxhuar lojën, madje shënoi edhe një gol të tretë me anë të Gavit në minutën e 70-të. Atletico Madrid mori një fitore 2-1 ndaj Real Sociedadit. Antoine Griezmann zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të me një diagonale të pakapshme për portierin kundërshtar.

Golin e dytë të “Los Colchoneros” e realizoi Molina në të 73-tën, i asistuar pikërisht nga Griezmann. Tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, Sorloth shkurtoi diferencën në 2-1, por pa mundur që ta shmangte humbjen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?