Barcelona fiton me përmbysje ndaj Vallecanos, Messi tjetër rekord (VIDEO)

Barcelona ka marrë fitoren e katërt radhazi në La Liga pasi ka mundur 3-1 Rayo Vallecano-n në “Camp Nou”. Skuadra katalanase vuajti jo pak, pasi e pa veten në disaavantazh që në minutën e 24-t.

De Tomas zhbllokoi takimin pas një kundërsulmi perfekt të miqve. Gjithsesi, festa e Vallecano-s nuk ka zgjatur shumë, me katalanasit që kanë barazuar në të 38-ën me Gerard Pique. Përmbysja e e skuadrës blaugrana u kompletua në minutën e 50-të të pjesës së dytë, kur Messi ka transformuar në gol një penallti të fituar nga Semedo. Ky ishte goli numër 409-të i “Pleshtit” në ndeshjet e kampionatit spanjoll të luajtura me Barcelona-n.

8 minuta para fundit ka ardhur edhe goli i Luis Suarez, që ka fiksuar shifrat në 3-1 dhe i ka siguruar tri pikët skuadrës së Valverde-s, që kryeson renditjen me 63 pikë, shtatë më shumë se Atletico e vendit të dytë dhe 15 më shumë se Real-i i vendit të tretë.

Swiss Digital Desktop Reklama

(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?