Barcelona fiton me vuajtje ndaj Osasunës, vendos një gol i Jordi Alba-s (VIDEO)
Barcelona vuan shumë ndaj Osasunës, por arrin të dalë me pikë të plota nga “Camp Nou”. Ndeshja u komplikua për Osasunën në minutën e 27-të, kur Jorge Herrando u ndëshkua me karton të kuq.
Barcelona, ushtroi presion në zonë e Osasunës, por goli do të vinte vonë. Në minutën e 85-të, Jordi Alba ia doli ta dërgonte topin në rrjetë në shtyllën e dytë, duke e befasuar portierin Fernandez.
Ekipi katalans me këtë sukses i afrohet edhe më shumë titullit.
KOHA JONË SONDAZH

