Barcelona fiton super duelin ndaj Atleticos, vendos goli i Ferran Torres (VIDEO)

Barcelona u rikthye te fitorja në La Liga, duke marrë një sukses shumë të rëndësishëm, 1-0 në duelin ndaj Atletico Madridit.

Dueli i “Camp Nou” u vendos nga goli i Ferran Torres në fundin e pjesës së parë. Sulmuesi spanjoll do të gjente cepin e portës së Oblak, i cili nuk arriti ta ndalte.

Atletico nga ana tjetër do të tentonte në të gjitha mënyrat që të gjente golin e barazimit, por Ter Stegen do të shpëtonte portën e tij në disa raste.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona administroi rezultatin deri në fund dhe tashmë mbetet në krye me 11 pikë më shumë se Reali, ndërkohë që Atletico mbetet e treta me 60 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?