Barcelona fiton trofeun Gamber, shkatërron Juventusin e Ronaldos 3-0 (VIDEO)
Barcelona ka arritur një fitore 3-0 në sfidën e vlefshme për trofeun Gamber ndaj Juventusit. Sfida miqësore e luajtur në stadiumin e dytë të ekipit katalanas ishte më pozitive për skuadrën e Koeman.
Ndeshja nisi mjaft mirë për ekipin Blaugrana që kaloi në avantazh që në minutën e 3-të, Depay përfitoi nga një gabim i Ruganit dhe më pas e dërgoi topin në rrjetë. Juventus shtoi presionin duke qenë më dominues në fundin e pjesës së parë dhe fillimin e së dytës, por Neto neutralizoi mjaft mirë Moratën, Ronaldon dhe Chiesa-n.
Në minutën e 57-të ndërkohë Braithëaite shënoi dhe golin e dytë pas një goditje nga këndi. Rey Manaj hyri në fushë në 15 minutat e fundit, por nuk mundi të linte gjurmë ndaj skuadrës torineze. Në kohën shtesë ndërkohë Riqui Puige shënoi dhe golin e tretë me një goditje të bukur në hyrje të zonës. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

