Barcelona gati të heqë dorë nga Ansu Fati për 70 milionë euro
Ansu Fati me shumë gjasa do të jetë larg “Camp Nou” sezonin e ardhshëm. Sipas të përditshmes spanjolle “Sport”, Jorge Mendes, agjenti i sulmuesit të Barcelonës, i ka komunikuar klubit katalanas se së shpejti do të paraqesë një ofertë 70 milionëshe nga Premier League për të.
Skuadra e Barcelonës ka nevojë të arkëtojë sa më shumë në këto momente për të dalë nga kriza financiare dhe për të mundësuar transferimin e Lionel Messi. Largimi i Ansu Fati është i pashmangshëm edhe për faktin se sulmuesi i talentuar nuk ka shumë hapësira te skuadra “blaugrana”.
Ansu Fati ka një kontratë deri në vitin 2027 me Barcelonën, por trajneri Xavi nuk e ka në formacionin titullar ndaj dhe katalanasit janë gati të lënë të lirë lojtarin të gjejë një skuadër ku të luajë më shumë. Barcelona mund të pranojë ofertën prej 70 milionë eurosh.
KOHA JONË SONDAZH

