Barcelona grumbullon për herë të parë ndaj Atleticos talentin 15-vjeçar
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka grumbulluar në skuadër për ndeshjen ndaj Atletico Madrid një djalosh 15-vjeçar. Bëhet fjalë për Lamine Yamal, i cili luan si sulmues i djathtë për ekipin U19 të katalanasve dhe që ende nuk ka debutuar me Barcelonën B, por është bërë pjesë menjëherë e ekipit të parë.
Xavi nuk përjashtoi mundësinë që t’i jepte disa minuta: “Nëse është në listë, ka mundësi. I kemi dhënë mundësi shumë të rinjve dhe mund të na ndihmojë, pasi ka talent. Në korrik mbush 16 vjeç, por di të driblojë, di të pasojë dhe është i fortë”.
Lamine Yamal ka përfaqësuar Spanjën në grupmoshat U17 dhe U19, por mund të zgjedhë ende kombëtaren e Marokut.
KOHA JONË SONDAZH

