FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona hap sonte La Liga-n, Valverde surprizon me formacionin zyrtar

Sonte merr jetë edhe sezoni i ri i një prej kampionateve më të ndjekur në botë, La Liga. Në fushë zbresin kampionët në fuqi të Barcelonës, që në orën 21:00 do të sfidojnë Atheltic Bilbaon në “San Mames”. Për të tretin sezon radhazi me Ernesto Valverden në stol, “blaugranat” synojnë mbrojtjen e titullit, duke e nisur me këmbën e parë sezonin.

 

Ndonëse do të mungojë Lionel Messi, interesi është i madh për të ndjekur debutimin në La Liga të me fanellën e Barcelonës të Antoine Griezmann dhe Frankie de Jong. Të dy janë në formacionin titullarë që Valverde ka vendosur për të hedhur në fushë. Francezi do të mbështesë së bashku me bashkëkombësin e tij, Dembele, Suarezin e vetëm në majën e sulmit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në mesfushë spikat mungesa e Rakitic dhe Busquets, teksa do të luajnë Sergio Roberto dhe Alena. Mbrojtja dhe porta ndërkohë si gjithmonë nuk ka asnjë risi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?