Barcelona i tregon “derën” 4 futbollistëve, duhet të gjejnë klube të tjera

2JPENCF BARCELONA - AUG 13: Franck Kessie in action during the LaLiga match between FC Barcelona and Rayo Vallecano at the Spotify Camp Nou Stadium on August

Ferran Torres, Ansu Fati, Franck Kessié dhe Jordi Alba. Këta janë katër futbollistët që janë të lirë që të largohen nga Barcelona nëse marrin oferta nga klube të tjera. Skuadra katalanase kërkon të lirohet prej tyre për të plotësuar parametrat financiar që kërkohen nga La Liga dhe për të realizuar objektivat në merkato, ku Lionel Messi dhe Bernardo Silva janë dy emrat më të përfolur.

Në ditët në vijim, siç raporton Sport, do të ketë një takim mes Xavit dhe lojtarëve për të pasur ide më të qarta për të ardhmen e tyre dhe për të bindur dhe presidentin e La Ligas Javier Tebas se do të realizohet plani i 200 milionë eurove fitim.

Në diskutim do të jenë dhe rinovimet e Gavit, Araujo, Sergi Roberto, Marcos Alonso dhe Iñaki Pena. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?