Barcelona i vendos ultimatum De Ligt, asnjë qindarkë për Raiolën

Barcelona prej javësh është duke negociuar për të transferuar De Ligt nga Ajaxi, por ende nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët. Sipas “Mundo Deportivo”, klubi katalanas ka vendosur të shpenzojë 80 milionë euro për yllin e Ajax-it dhe asnjë euro më shumë.

Spanjollët as që kanë ndërmend që të paguajnë komisioni prej 10 milionësh eurosh që kërkon agjenti i futbollistit, Mino Raiola, ndaj me shumë mudnësi ky transferim nuk do të bëhet.

Për De Ligt interesohen edhe skuadra të tjera të mëdha të Europës, si Manchester United, Juventus dhe Paris Saint-Germain. Skuadra franceze ka shtuar së fundmi interesin për mbrojtësin, ndërkohë që ekipi torinez mund të favorizohet nëse vjen Guardiola në krye të skuadrës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?