Barcelona konfirmon krizën, nuk fiton as ndaj Osasunës (VIDEO)
Barcelona bën ndalesën e dytë në La Liga në këtë sezon. Skuadra e Valverdes nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim 2-2 në transfertën ndaj Osasunës. Ndeshja nisi në “malore” për skuadrën blaugrana, që u gjend në disavantazh vetëm pas 7 minutash lojë. Pas një aksioni të bukur në krahun e djathtë, Roberto Torres në zonë është “vrastar”, duke goditur fluturimthi për të mposhtur Ter Stegen.
Barcelona kërkon të reagojë duke krijuar mundësi të mira shënimi, por rastet e shumta do t’i konkretizonin në fillimin e pjesës së dytë. Në minutën e 51-të, Ansu Fati shënoi një gol të bukur me kokë, ndërkohë që në minutën e 64-t, Arthur arrin që shmanget në hyrje të zonës dhe më pas ta dërgojë topin në cepin e portës.
Vendasit nuk dorëzohen dhe arrijnë që të gjejnë golin e barazimit 10 minuta nga fundit. Pique shkakton penallti pas një prekje të topit me dorë në zonë, duke bërë që arbitri të vërshëllente për penallti. Nga pika e bardhë Roberto Torres shënoi golin e dytë personal, duke mposhtur Ter Stegen. Barcelona po vuan mungesat e shumta të Messit dhe Luis Suarez, teksa ps tri javësh, ka grumbulluar vetëm 4 pikë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

