“Barcelona me Neymar do të ketë një bombë në dhomat e zhveshjeve”
“Me Neymar, Barcelona do të hidhte një bombë brenda dhomave të zhveshje”. Ky është mendimi i një ish-ylli të skuadrës blaugrana, Hristo Stoichkov, i cili ka folur për mikrofonin e programit të njohur spanjoll “El Chiringuito”.
“Në një grup që ka fenomen të kalbrit si Messi, Griezmann, Dembele dhe Luis Suarez dhe duket absurde të marrësh edhe sulmuesin e PSG-së. E di që tifozët e Barcelonës do të ishin të lumtur me ardhjen e tij, por mendoj se ardhja e tij do të sjellë konflikte brenda dhomave të zhveshjes. Ekuilibri dhe qetësia në një grup është shumë e rëndësishme për të fituar ndeshje dhe për të ngritur trofe”, ka thënë Stoichkov.
Kujtojmë se klubi blaugrana ka nisur tratativat për afrimin e Neymar me PSG-n, por deri më tani nuk ka gjetur asnjë marrëveshje me klubin francez që dëshiron të paktën 250 milionë euro në total. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

