FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona merr një tjetër lajm të keq, ja sa do të mungojë Jordi Alba

Barcelona iu gëzua mbrëmë rikthimit në fushë të Lionel Messit, por problemet me dëmtimet vijojnë të shqetësojnë trajnerin Valverde. Jordi Alba, është futbollisti i radhës që do të jetë i detyruar të mungojë 2-3 javë.

 

Mbrojtësi i krahut të majtë pësoi një dëmtim muskulor në ndeshjen e kësaj të marte në Champions League ndaj Borussias së Dortmundit, duke u larguar nga fusha e lojës përpara kohe. Alba ka problem në bicepsin femoris të kofshës së majtë dhe duhet të qëndrojë jashtë fushave për 2 deri në 3 javë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jordi Alba humbet kështu tre sfida të La Liga-s ato ndaj Granadas, Villareal dhe Getafes dhe nëse ja del të rikuperohet për 2 javë mund të jetë gati për takimin e 2 tetorit ndaj Interit në Champions League ose maksimumi në ndeshjen e fundit të kampionatit para ndalesës së kombëtareve atë ndaj Sevillas.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?