Barcelona mund Arsenalin për trofeun “Joan Gamber”, vendos “perla” e Suarez (VIEO)

Barcelona ka arritur që të fitojë trofeun “Joan Gamber”, në testin miqësor ndaj ekipit të Arsenalit. Skuadra e Valverdes triumfoi 2-1 me përmbysje ndaj topçinjve.

Ndeshja nuk do të niste aspak mirë për katalansit pasi Aubameyang me një kthesë spektakolare në hyrje të zonës shënoi golin e avantazhit. Barcelona kërkoi golin e barazimit, por do t’i ndihmonte një futbollist i Arsenalit, Maitland-Niles, i cili e dërgoi topin në rrjetën e tij në minutën e 70-të.

Edhe pse një trofe simbolik, Luis Suarez shënoi një gol spektakolar fluturimthi e dërgoi topin në rrjetë për herë të dytë duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?