Barcelona në emergjencë në sulm, por rikuperon Lionel Messin

Lionel Messi është drejt rikthimit në fushat e blerta pas një dëmtimi që ka pësuar para startit të sezonit të ri. Kapiteni i klubit blaugrana, u dëmtua më 5 gusht, pa para se ekipi të nisej në SHBA për të luajtur dy miqësore me Napolin.

 

“Goal.com” raporton se argjentinasi do të rikthehet nesër në fushë për të kryer dy seanca të plota me pjesën tjetër të ekipit. Në këtë mënyrë rritet optimizmi për ta parë në fushë për ndeshjen e së dielës ndaj Real Betis.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithçka do të varet nga seancat stërvitore, teksa Barcelona për momentin ka emergjencë në sulm pas largimit të Coutinhos dhe dëmtimit të Suarez dhe Dembele, teksa Griezmann për momentin është opsioni i vetëm. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?