Barcelona në garë për të rrëmbyer legjendarin Buffon
Gianluigi Buffon është tashmë në moshën 41-vjeçare, por legjenda e portës italiane, është një nga emrat më të kërkuar nga klubet e mëdha. Pasi i dha fund aventurës me Paris Saint Germain, portieri veteran qartësoi se ende për të dhënë në fushë duke u futur automatikisht në merkaton verore.
Në orët e fundit janë gjigantët e Barcelonës ata që kërkojnë të transferojnë në Spanjë gardianin e portës. Katalanasit janë të interesuar të kenë në skuadër që lojtar me eksperiencën e Buffon që do të ishte zëvendësuesi ideal i portierit Ter Stegen. Ofertat nuk mungojnë nga i gjithë globi, teksa ish- portieri i Juventus kërkohet nga skuadra gjermane, turke e deri tek ato braziliane e kineze.
Nuk përjashtohet as mundësia që ai të mbyllë karrierën në futbollin aktiv dhe të nis një karreirë të re në rol drejtuesi, ku Juventus është gati për t’i hapur derë. Portieri italian do të marrë vendimin përfundimtar gjatë këtyre ditëve.
KOHA JONË SONDAZH

