Barcelona në pritje në një blerje tjetër, por më parë duhet të shesë
Barcelona nuk e ka mbyllur me listën e blerjeve për këtë verë. Marcos Alonso qëndron në pritje të një lëvizje në dalje nga klubi katalanas për t’u transferuar më pas në Camp Nou.
Sipas Sky Sports me shumë mundësi mbrojtësi spanjoll do t’i bashkohet ekipit të Xavit, pasi Jordi Alba nuk garanton më një rendiment të qëndrueshëm në krahun e majtë.
Barcelona duhet që të gjejë më parë një zgjidhje për Miralem Pjanic, Pierre-Emerick Aubameyang dhe Memphis Depay, të cilët i kanë mbetur në “derë” dhe nuk kanë gjetur ende asnjë skuadër të re. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

