Barcelona nuk grumbullon Vidal, kiliani përfundon në merkato

Arturo Vidal nuk është përfshirë në listën e futbollistëve të gatshëm për ndeshjen hapëse të La Ligas së skuadrës së Barcelonës, e cila do të sfidojë sonte në mbrëmje Atheltic Bilbaon. Trajneri Valverede ka lënë jashtë ekipit mesfushorin kilian, duke dhënë sinjale se mund të largohet në ditët e fundit të merkatos.

 

Gazeta franceze “Le Parisien” raporton se Vidal i është ofruar PSG-së së bashku me Coutinhon dhe 60 milionë euro. Oferta është hedhur poshtë menjëherë nga klubi francez që kërkon të paktën 100 milionë euro cash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mosgrubullimi për ndeshjen e parë mund të jetë një sinjal i qartë për të gjetur skuadër, teksa kiliani mund të përfundojë edhe në Seria A, atje ku Conte do të ishte i kënaqur për ta pasur në dispozicion. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?