Barcelona pëson një humbje shokuese ndaj Almerias (VIDEO)
Barcelona ka pësuar një humbje shokuese ndaj Almerias. Pas eliminimit ndaj Manchester United në Europa League, Barcelona tashmë synon që të triumfojë në kampionat dhe në Kupë.
Goli i vetëm që i dha fitoren vendasve u shënua në pjesën e parë nga Toure në minutën e 24-t. Sulmuesi shkarkoi të djathtën brenda zonës duke mos i lënë asnjë mundësi reagimi Ter Stegen.
Me gjithë tentativat në pjesën e dytë, Barcelona nuk mundi që të dilte me pikë nga kjo ndeshje. Almeria për herë të parë në historinë e saj arrin një fitore ndaj Barcelonës. Diferenca me Realin e vendit të dytë mbetet në 7 pikë.
KOHA JONË SONDAZH

