Barcelona rikuperon Ansu Fatin për super duelin ndaj Realit

Pas Lewandowskin, por me Ansu Fatin. Barcelona po përgatitet për ndeshjen e Kupës së Mbretit, duelin gjysmëfinale ndaj Real Madridit. Sfida e parë do të luhet në “Santiago Bernabeo”, me katalanasit që kanë marrë një lajm të mirë.

Ansu Fati është stërvitur veçmas në ditët e fundit pas një shqetësimi që pati në gju, por stafi mjekësor i ka dhënë dritën jeshile për duelin e nesërm.

Barcelona synon që t’i shkojë deri në fund kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në Spanjë, pasi në kampionat ka një ecuri shumë të mirë. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?