Barcelona shkatërron me “poker” Betisin, titulli gjithnjë e më pranë (VIDEO)
Barcelona hedh një tjetër hap të sigurt drejt titullit kampion në La Liga. Skuadra e Xavit ka shkatërruar 4-0 Betisin, një ndeshje që e luajtën me një futbollist më shumë për 1 orë lojë.
Christensen zhbllokoi ndeshjen në minutën e 4-të, ndërkohë që në krahun tjetr Gonzalez nga minuta e 33-ta la ekipin e Betis me një lojtar më pak pas ndëshkimit me karton të kuq.
Leëandoëski dhe Raphinha realizuan dy gola të tjerë në pjesën e parë, ndërkohë që për të vulosur gjithçka mendoi një autogol i Guido Rodriguez. Barcelona mban kreun e renditjes me 79 pikë, 11 më shumë se Real Madrid. /R.Lika-Koha Jonë/
KOHA JONË SONDAZH

