FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona s’ka para për Neymar, ja plani për ta rrëmbyer nga PSG-ja

Barcelona është e gatshme të ofrojë deri në 160 milion euro për blerjen e Neymar, por që do të paguhen në verën e vitit 2020. Ky është propozimi i fundit që klubi Blaugrana do të bëjë për PSG, pas një takimi të zhvilluar së fundmi mes drejtuesve të ekipit spanjoll, me presidentin Josep Maria Bartomeu në krye.

 

Katalanasit duan që ta marrin brazilianin në forma huzimi, për tëpaguar shumën prej 160 milionë eurosh një sezon më pas. Ajo që mbetet për t’u sqaruar, është nëse operacioni do të jetë me mundësinë për ta blerë apo me detyrimin për ta blerë kartonin e plotë. Barcelona nuk mund të investojë shuma të mëdha në merkato, pasi ka firmosur këtë verë me Griezmann, De Jong, Neto dhe Junior.

Swiss Digital Desktop Reklama

Barcelona kërkon të tregojë se është e interesuar vërtet për Neymar, për të mposhtur dhe konkurrencën e Real Madrid dhe Juventusit, që janë dy klubet e tjera të interesuara. Kampionët e Spanjës shpresojnë që të përfitojnë dhe nga dëshira e lojtarit dhe fakti që është i dëmtuar prej disa muajsh. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?