FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Barcelona tërhiqet nga blerja e Neymar, ja motivi

Transferimi i Neymar te Barcelona, duket se do të rezultojë vetëm si një “flluskë sapuni”. “Mundo Deportivo” raporton se bordi drejtues i klubi blaugrana është tërhequr nga gara për të rikthyer brazilianin në “Camp Nou” për shkak të aspektit ekonomik.

Katalanasit ofruan disa futbollistë në mënyrë për të ulur sa më shumë çmimin, apo edhe formulën e huazimit me të drejtë blerje, por skuadra francez mbeti stoike në kërkesën e saj vetëm për para, në mënyrë që të ketë fonde për të gjetur zëvendësuesin e tij.

Transferimi i Neymar, duket se ka hyr në një qorrsokak, ku duket e vështirë për të dalë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?