Barcelona zgjedh kapitenin e ri pas largimit të Messit

Barcelona ka zgjedhur kapitenin e ri të ekipit pas largimit të Lionel Messit. Pesë kandidatë ishin në garë për të marrë shiritin e argjentinasit, teksa në fund ka triumfuar Sergio Busquets, i cili sezonin e kaluar ishte zv kapiten.

Mesfushori prej vitit 2008 luan me ekipin e parë të Barcelonës. Zv kapitenë janë zgjedhur Gerard Pique, Sergio Roberto dhe Jordi Alba.

Barcelona luan ndeshjen e parë të sezonit të ri të dielën 15 gushtit, teksa do të presin para 30 mijë tifozësh Real Sociedadin. Në La Liga lejohet deri më tani 30 për qind e kapacitetit të stadiumit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?