Bartomeu: Ibra ishte gati të rrihte me griushta Guardiolën
Josep Maria Bartomeu zbulon detaje që e thellojnë krizën e njohur që ekzistonte mes sulmuesit suedez Zlatan Ibrahimoviç dhe ish teknikut të tij te Barcelona, Pep Guardiola. Sipas një rrëfimi konfidencial që agjenti Mino Raiola i pati bërë Bartomeut në atë kohë, mësohet se sulmuesi 33 vjeçar suedez ishte gati ta çonte edhe në përleshje fizike konfliktin me Guardiolën. Në të vërtetë Ibra shpenzoi një sezon të pafat gjatë 2009-10 në Camp Nou. Relatat e tij me Pep u ndërlikuan deri në pikën që çuan në largimin e tij me destinacion Milan.
Gjatë një konference të Bartomeut lidhur me zgjedhjet Presidenciale të Barcelonës, presidenti aktual njëherazi dhe kandidat për këtë post për zgjedhjet e reja, foli edhe për eksperiencën intriguese të 5 viteve më parë me agjentin Raiola.
“E njoh mjaft mirë Mino Raiolan. Kam negociuar gjatë me të lidhur me Zlatan Ibrahimoviç në vitin 2010. Patëm shumë takime në atë kohë. Kujtoj se gjatë një mbledhjeje ai më tha tekstualisht: Një nga këto ditë Ibra do ta rrahë me grushta Guardiolën. Raiola është një personazh karizmatik dhe me shumë humor, por në atë rast ishte shumë serioz.”
Bartomeu promovoi figurën e tij si kandidat për zgjedhjet presidenciale duke siguruar se nëse vijon ta ruajë këtë post, ai do të sigurojë përforcimet e një mesfushori të ri negociatat me të cilin, duket se janë arritur edhe pse nuk konfirmoi nëse ky është pikërisht Poul Pogba.
KOHA JONË SONDAZH

