Barzagli dhe Buffon pranë rikthimit te Italia, por këtë herë në tjetër rol

Barzagli dhe Buffon shumë shpejt pritet t’i bashkohen stafit të Kombëtares së Italisë.  Kontaktet me federatën kanë qenë pozitive, Barzagli (i cili në vitin 2021 mori licencën e trajnerit “UEFA A”) i ka dhënë ‘ok’ angazhimit me kohë të pjesshme të kërkuar nga kombëtarja.

Prandaj, ai duhet të jetë në ‘Coverciano’ duke punuar në fazën mbrojtëse të axurrëve që në shtator, në funksion të ndeshjeve kundër Maqedonisë dhe Ukrainës për kualifikueset e “Euro 2024”.

Ka shumë gjasa që ish-mbrojtësi të gjejë portierin që i ka mbuluar shpinën për kaq shumë vite. Lajmi i sigurt, i cili qarkullon tashmë prej javësh, është se Buffonit i është ofruar roli i kreut të delegacionit, të mbajtur më parë nga Gigi Riva dhe Gianluca Vialli.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fakti që Parma ka nisur përgatitjet dhe Buffon mungon, vërteton se në kokën e ish-kapitenit blu është vërtet i pranishëm mendimi për ta mbyllur karrierën si futbollist.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?