Bashkëshortja e Kobe Bryant mesazh prekës në rrjetet sociale: Unë dhe vajzat jemi të shkatërruara!

Vanessa, bashkëshortja e Bryant, ka publikuar një mesazh prekës në rrjetet sociale pas tragjedisë që ka tronditur jetën e saj e atë të familjes, me vdekjen e legjendës së Nba e të së bijës në një aksident me helikopter.

“Unë e vajzat e mia jemi plotësisht të shkatërruara nga humbja e papritur e burrit tim të adhurueshëm Kobe, babai i mrekullueshëm i fëmijëve tanë, e të bukuroshes sime të ëmbël Gianna, një vajzë e dashur, zemërgjerë e një motër e mrekullueshme për Natalia, Bianka e Capri”.

Unë e vajzat e mia duam të falënderojmë miliona persona që po na tregojnë mbështetjen e dashurinë e tyre në këtë moment të tmerrshëm. Faleminderit për të gjitha lutjet tuaja. Kemi nevojë për to.

Swiss Digital Desktop Reklama

Jemi të shkatërruar për familjet që kanë humbur të afërmit e tyre të dielën dhe ndajmë dhimbjen me ta. Nuk ka fjalë për të përshkruar vuajtjen në këtë moment. Më ngushëllon fakti që Kobe e Gianna e dinin se i donim thellësisht. Ishim me shumë fat që i kishim në jetën tonë. Do të doja të ishin këtu me ne përgjithmonë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Janë dhuratë e mrekullueshme nga qielli, që na ikën shumë shpejt. Nuk jam e sigurt çfarë do të rezervojë jeta sot dhe është e paimagjinueshme si do të jetë pa ata. Por zgjohemi çdo ditë duke kërkuar t’ia dalim, me Kobe e të voglën tonë Gigi që na ndriçojnë jetën. Dashuria jonë për ata është e pafund, e pakonsumueshme. Do të doja ti përqafoja, do të doja ti jepja një puthje. Ti kishim me ne, përgjithmonë”, ka shkruar bashkëshortja e Bryant në rrjetet sociale.

Image result for kobe bryant family

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?